Trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur në Norvegji, në pranga 26-vjeçari

Trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur në Norvegji, në pranga 26-vjeçari

09:50, 23/12/2023
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi  trafikoi një në Shqipëri një automjet të vjedhur në Norvegji.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. T., 26 vjeç

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 26-vjeçari i arrestuar, ka blerë në mënyrë të jashtligjshme, një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji, dhe më pas e ka trafikuar atë, në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jenë kryer nga ky shtetas, dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco