Aksidentohet makina e Gardës, shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka. Policia nis hetimet

Aksidentohet makina e Gardës, shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka. Policia nis hetimet

23:44, 22/12/2023
A+ Aa A-

Në aksidentin që u regjistruar mbrëmjen e sotme është përfshirë eskorta e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Burime bëjnë me dije për Syri- se një punonjës policie teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të Gardës.

Shkak i aksidentit dyshohet lagështira si pasojë e shiut. Nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar.

Për rastin, policia ka nisur dhe një hetim për të sqaruar aksidentin.

“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco