Ekzekutimi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin/ Emërohet drejtori i ri

Ekzekutimi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin/ Emërohet drejtori i ri

09:48, 22/12/2023
A+ Aa A-

Një javë pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku një i dënuar vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër, është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni.

Mësohet se Florenc Doka do të zëvendësojë Kamber Hoxhën, i cili ndodhet pas hekurave pas vrasjes që ndodhi në burg.

Emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Doko është prezantuar dje si drejtor i burgut të sigurisë së lartë.

Florenc Doka para disa javësh kishte dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në Bashkinë e Cërrikut.

Kujtojmë se më 15 dhjetor, Sokol Mjacaj vrau në burg Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shqjan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco