Lala: Erion Veliaj duhet të hetohet për gjithë rolin e tij te inceneratori, nga shmangia e Këshillit Bashkiak deri te...

Lala: Erion Veliaj duhet të hetohet për gjithë rolin e tij te inceneratori, nga shmangia e Këshillit Bashkiak deri te...

23:37, 21/12/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se SPAK-u duhet ta hetojë rolin e Erion Veliajt në shmangien e këshillit bashkiak të Tiranës dhe të qarku, për vënien në lëvizje të procedurës së inceneratorëve dhe për shumë detaje të tjera. Lala u shpreh se ka edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Pjesë nga biseda

Klodiana Lala: Hetimi për inceneratorin e Tiranës është duke vazhduar. Arrestimet që ka bërë SPAK deri tani për mua janë të pamjaftueshme për këtë aferë sepse unë nuk mendoj se disa zyrtarë, përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit janë përgjegjësit e vetëm në lidhje me këtë aferë. Unë mendoj se z. Veliaj do të duhet të japë shpjegime në SPAK, jam e paqartë pse Prokuroria e Posaçme nuk e ka thirrur deri tani, por mendoj se do të duhet ta thërrasë dhe të japë shpjegime.

Ju pyetët përse u zu Mirel Mërtiri me Arben Ahmetajn, por na vlejti shumë ajo zënkë, sepse shumë gazetarë mendonin se ajo aferë korruptive do të mbyllej me ca arrestime të zyrtarëve periferikë dhe mund të mbyllej fare në prokuritë e rretheve. Dënimi i këtyre personave mund të çojë në ndërprerjen përfundimtare të kontratësc mosrrjedhjen e parave dhe mospasurimin në mënyrë të paligjshme dhe kriminale të disa njerëzve që kanë vjedhur për kaq vite me radhë.

Ylli Rakipi: Pra ju mendoni se Erion Veliaj nuk duhet përjashtuar, por duhet të japë shpjegime?

Klodiana Lala: SPAK-u do të duhet ta hetojë të gjithë rolin e z. Veliaj për shmangien e këshillit bashkiak, të qarkut, për vënien në lëvizje të procedurës së inceneratorëve dhe për shumë detaje të tjera, sepse z. Veliaj nuk mund të thotë se unë kam marrë përsipër të firmos nga ana financiare ndërkohë që nuk e ditkam se çfarë bëhet me paratë atje matanë. A duhet mbetur vetëm këtu? Unë mendoj se ka edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Disa dokumente që figurojnë në një dosje, por nuk figurojnë në një dosje tjetër lidhen në varësi të strategjisë së hetimit. Por nuk janë zhdukur dokumentet. Ka edhe një hetim tjetër mbi një kallëzim të bërë nga z. Këlliçi. A duhet të thellohet SPAK për të zbuluar nëse Taulant Tusha e bëri se ishte i paaftë apo se mori paratë, apo me urdhër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco