Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Vodhi një automjet në oborrin e një banese, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Vodhi një automjet në oborrin e një banese, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

09:00, 21/12/2023
A+ Aa A-

Një 43 vjeçar u arrestua pasi vodhi një automjet në oborrin e një banese. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur një automjet tip "Opel", në pronësi të shtetasit T. M., në rrugën "Bab Rexha", dhe më pas e ka fshehur atë në një garazh në zonën e Don Boskos.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Last guide".

Vodhi një automjet në oborrin e një banese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në oborrin e një banese në rrugën "Bab Rexha", ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

- A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur një automjet tip "Opel", në pronësi të shtetasit T. M., në rrugën "Bab Rexha", dhe më pas e ka fshehur atë në një garazh në zonën e Don Boskos.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco