FOTO-Me mjekër dhe tatuazhe/ Ndryshimi i madh i Lul Berishës për të mos u njohur

FOTO-Me mjekër dhe tatuazhe/ Ndryshimi i madh i Lul Berishës për të mos u njohur

18:16, 14/12/2023
A+ Aa A-

Lulzim Berisha, i njohur si kreu i bandës së Durrësit ka pësuar një ndryshim të madh, me qëllim që të mos njihet dhe të arrestohej.

Dukshëm Lulzim Berisha shihet ndryshe në momentin kur është arrestuar nga autoritetet spanjolle.

Image

Në foton e mësipërme është Lulzim Berisha është arrestuar për herë të parë në vitin 2006, i cili u arrestua në Bullgari.

Ndërsa në foton më poshtë me mjekër të bardhë, kapele rozë e tatuazhe që nuk i ka pasur më parë, Lulzim Berisha siç duket ka arritur të kamuflohej për t’u mos u arrestuar nga policia në Shqipëri.

Image

Policia e Shtetit kishte siguruar informacione se Berisha ndodhej në territorin spanjoll dhe falë bashkëpunimit me strukturat homologe, u bë i mundur ndalimi i tij.

Kujtojmë se për Lulzim Berishën, Gjykata e Lartë vendosi në dhjetor të vitit 2021, se duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin edhe për 5 vite. Vendimi i Gjykatës së Lartë rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, që kishte vendosur lirimin nga qelia të Berishës dhe vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit me shërbim prove.

Berisha duhet të kryejë edhe 5 vite dënim të mbetur, pasi është dënuar si ish-drejtues i Bandës së Durrësit. Ai u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, por me dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, dënimi u ul në 25 vite burg.

Më pas, Berisha filloi betejën me drejtësinë për t’u liruar. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës pranoi kërkesën e tij për të vijuar me shërbim prove pjesën e mbetur të dënimit. Në një nga shkresat që mbështesnin pretendimin e tij për lirim ishte edhe një e firmosur nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili thoshte se do ta punësonte në një nga drejtoritë e Bashkisë.

1 vit pas lirimit, SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi dyshohet se është i përfshirë në Vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në vitin 2005. Ai vijon të jetë në arrati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco