Aksidenti i rëndë në Shkodër, pas përplasjes mjeti shpërthen në flakë, plagoset pasagjerja

Aksidenti i rëndë në Shkodër, pas përplasjes mjeti shpërthen në flakë, plagoset pasagjerja

17:24, 14/12/2023
A+ Aa A-

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Gur i Zi.

Nga aksidenti një grua ka mbetur e plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë njëri prej automjeteve të përfshirë në këtë aksident rrugor është përfshirë në flakë. Personat që ndodheshin brenda kanë arritur që të dalin me shpejtësi duke i shpëtuar zjarrit që përfshiu makinën. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje mbërritën efektivët e repartit zjarrfikës të Shkodrës duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në makinën e cila u dogj nga ky aksident rrugor.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë të cilët nisën menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga burimet në vendngjarje mësohet se aksidenti ka ardhur si shkak i mosrespektimit te rregullave te qarkullimit rrugor. Njëra prej makinave ka qene me shpejtësi tej normave të lejuara.

Shkodër/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç. Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco