Ish-zyrtarja e OSBE në Kosovë vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale

Ish-zyrtarja e OSBE në Kosovë vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale

07:21, 11/12/2023
A+ Aa A-

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Edhe sot dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj.

Sandra Mitchell ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë, dëshmitarja 38-të, javën e kaluar ka filluar dëshminë ku ka folur edhe për strukturën organizative e UÇK-së.

Mitchell e pranoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e unifikuar nga niveli qendror i saj, raporton RTKlive.

Po ashtu ajo pohoi se e struktura komanduese e UÇK-së ndryshonte shumë nga ajo serbe, duke pranuar se struktura e UÇK-së ishte horizontale, nga zona në zonë, prapë duke pohuar se komandantët mblidheshin edhe votonin ne menyrë demokratike për kryerjen e gjërave.

Seancat gjyqësore në këtë çështje do të zhvillohen nga e hëna deri të mërkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco