Dy të arrestuar në Lushnje, njëri i shpallur në kërkim, tjetri theu masën e arrestit

Dy të arrestuar në Lushnje, njëri i shpallur në kërkim, tjetri theu masën e arrestit

14:01, 10/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale. Një 54 vjeçar ra në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për 'ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve'. Ndërsa një 57 vjeçar u arrestua pasi theu masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi'.

Njoftimi i policisë Lushnje:

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin e shpallur në kërkim G. T., 54 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë, pasi është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve".

Ky shtetas iu dorëzua DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Divjakë/Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", kapet dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 57 vjeç, banues në Sulzotaj, Divjakë, pasi kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco