U kap në flagrancë duke shkarkuar inerte në rrugë, procedohet penalisht 56-vjeçari në Dhërmi

U kap në flagrancë duke shkarkuar inerte në rrugë, procedohet penalisht 56-vjeçari në Dhërmi

22:50, 09/12/2023
A+ Aa A-

Një 56 vjeçar u procedua penalisht pasi u kap në flagrancë duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga Bashkia.

Njoftimi i policisë Dhërmi:

Dhërmi/Vijojnë kontrollet intensive nga shërbimet e Policisë, në të gjithë qarkun, kryesisht në zonat e mbrojtura, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

 U kap në flagrancë duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga bashkia, procedohet penalisht 56-vjeçari, drejtuesi i kamionit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Stacionit të Policisë Dhërmi, bazuar edhe në informacionet e marra se një shtetas, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Perivolos”, në fshatin Dhërmi, po shkarkonte inertet që kishte transportuar me kamion, kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë shtetasi F. K., duke shkarkuar nga kamioni që drejtonte, një sasi me inerte, në një sipërfaqe toke, në afërsi të segmentit rrugor, në fshatin Dhërmi, duke ndotur kështu mjedisin dhe ajrin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 56 vjeç, banues në Dhërmi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj, për evidentimin e çdo veprimtarie të paligjshme që ndot mjedisin dhe ndëshkimin e shtetasve përgjegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco