Lajmi i fundit

INVESTIGIMI/ ‘5D Konstruksion’ dhe Ajola Xoxa, skemat e pastrimit të parave

EMRAT/ VIDEO/ Makina përfundoi në lumë, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

12:09, 08/12/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës në Portogruaro në provincën e Venecias në Itali. Një automjet në të cilin udhëtonin 3 të rinj, 2 prej të cilëve shqiptarë, doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Viktimat janë dy shqiptarët Egli Gjeci 26 vjeç, Altin Hoti, 22 vjeç, dhe italiania Giulia Di Tillio rreth të 20-tave.

Sipas mediave italiane, dyshohet se në automjet kanë qenë 4 persona, ndaj kërkimet e polumbarëve vijojnë ende.

Aksidenti tragjik mësohet se ndodhi rreth orës 03:30.

Sipas të dhënave të para, makina BMW me të cilën ata udhëtonin po lëvizte me shpejtësi, kur përballë një kthese vijoi drejt, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse e më pas duke përfunduar në lumë.

Të tre të rinjtë jetonin në Portogruaro. Gjithnjë sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Egli Gjeci kishte pasion futbollin.

Por me tragjike është historia e familjes së 22-vjeçarit Altin Hoti. Majin e shkuar, vëllai i tij më i vogël, Admir Hoti kishte humbur gjithashtu jetën si pasojë e një aksidenti tragjik me makinë. Ai ishte vetëm 19 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco