'E dija se nuk ishte grabitje'/ Ish-prokurori për vrasjen e Liridonës: Ka tre tipologji autorësh që kryejë vrasje në familje, Naimi ishte…

'E dija se nuk ishte grabitje'/ Ish-prokurori për vrasjen e Liridonës: Ka tre tipologji autorësh që kryejë vrasje në familje, Naimi ishte…

22:07, 05/12/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është diskutuar për vrasjen makabre të ndodhur në Kosovë të Liridona Ademaj.

Ish-prokurori Eugen Beçi ka deklaruar se që në momentin e parë që është njohur me ngjarjen nga mediat e Kosovës, ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe se nuk kishim të bënim me grabitje. Kjo sipas tij sepse përgjithësisht grabitësit nuk i përdorin armët, aq më pak mbi femrat.

“Organet ligjzbatuese në Kosovë janë treguar shumë profesional. Nga pikëpamja ligjore është një vrasje në familje, duhet të diskutojmë vrasjet në familje. Mënyra si është ngritur skenari, alibija, është shumë e dobët. Personi që është i dyshuari kryesor, është munduar të ngrejë një alibi. Deklarimet e familjarëve mund të merren me rezerva, deklaratat e tyre nëpër media. Nuk kanë vlerë deklarimet. Deri më sot nëpërmjet elementëve të veprimeve në vendngjarje, motivi është pjesë e hetimi që mund të marrë disa muaj. Për motivin është në diskrecionin e tre personave të përfshirë. Kur dëgjova lajmet krijova bindjen që nuk është grabitje, sepse grabitësit asnjëherë nuk rrezikojnë të përdorin armët, por vetëm në raste ekstreme. I vetmi mashkull në atë vendngjarje  nuk reagoi dhe u largua, dhe pastaj të gjesh gruan e vdekur, ka diçka që kërcet këtu”, tha ai.

Më tej, nga eksperienca e tij si prokuror, ai tregoi edhe tre tipologji të autorëve që kryejnë vrasje në familje.

“Duhet theksuar se vrasjet në familje kanë tre tipologji autorësh, ata që pendohen menjëherë dhe kryejnë vetëvrasje, i dyti pendohen por nuk kanë guxim të vrasin veten por dorëzohen, dhe rasti i tretë duke u viktimizuar. Ky i fundit zakonisht ndihmon organet që të zbulojnë vrasjet në familje. Ka pasur raste që vrasje në familje tentohen të kamuflohet si vrasje aksidentale ose si helmim…”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco