Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e burgut, bashkëshortja tërheq akuzat

Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e burgut, bashkëshortja tërheq akuzat

11:09, 05/12/2023
A+ Aa A-

Durim Toska, ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës është njohur sot me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e burgut që dhunoi pak ditë më parë bashkëshorten.

Mirëpo bashkëshortja e Durim Toskës ka tërhequr akuzën për dhune ne familje. Sa i takon armës që u gjet nga policia në shtëpinë e tij, Toska ka thënë që nuk kishte dijeni.

Avokatët kanë kërkuar masë sigurie më të lehtë për Toskën duke argumentuar faktin që 52-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten e tij por kishin pasur një debat në familje.

Kujtojmë se gjatë kontrollit policor të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe armë zjarri me municion të cilën 52-vjeçari e posedonte pa lejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco