Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt/ Dalin detaje të reja nga krimi mizor

Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt/ Dalin detaje të reja nga krimi mizor

12:37, 04/12/2023
A+ Aa A-

Është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës trupi i pajetë i Liridona Ademajt, e cila u vra mizorisht të mërkurën në Prishtinë.

Ajo do të rivarroset në fshatin e saj të lindjes, Rracaj. Rivarrimi  do të bëhet në orën 14:00.

Ndërkohë janë zbardhr detaje të reja nga krimi monstruoz. Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën e organizuan vrasjen e Liridona Ademajt për qëllimë të ulëta.

Naimi, bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët, po darkonin në një restorant në Graçanicë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vetë i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco