Emri/ Kreu 3 vjedhje brenda pak ditësh, identifikohet dhe arrestohet 32-vjeçari në Durrës Foto ilustruese

Emri/ Kreu 3 vjedhje brenda pak ditësh, identifikohet dhe arrestohet 32-vjeçari në Durrës

11:10, 01/12/2023
A+ Aa A-

Identifikohet dhe arrestohet autori i 3 vjedhjeve gjatë 10 ditëve të fundit në Durrës. Policia bën me dije se në pranga ka rënë 32-vjeçari, Iliaz Lufta.

Kreu 3 vjedhje, gjatë 10 ditëve të fundit, në 3 lagje të ndryshme të Durrësit, identifikohet, kapet dhe arrestohet 32-vjeçari.

Pas kallëzimeve për disa raste vjedhjesh, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin Iliaz Lufta, 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari:

-më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14;
-më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal, shtetasit I. O.;
-më datë 28.11.2023, në lagjen nr. 17, i ka vjedhur celularin dhe një shumë parash, shtetases Z. Sh., 66 vjeçe. Pamjet e këtij rasti u transmetuan në portalin “JOQ”, më datë 28.11.2023.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi I. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco