Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Laknas/ 70-vjeçari: Më ofenduan

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Laknas/ 70-vjeçari: Më ofenduan

10:07, 01/12/2023
A+ Aa A-

70-vjeçari Maliq Marku, autori i vrasjes së fqinjit Shefqet Hasa dhe plagosjes së komshiut tjetër Besim Keça, është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë së Tiranës.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe viktima dhe i plagosuri tjetër e kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme.

Para uniformave blu, ai ka konfirmuar debatin që kanë pasur ditën e djeshme sa i përket mosmarrëveshjeve për kanalizimet.  Sipas 70-vjeçarit, ai ka kërkuar të sqarohet me fqinjët, por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shpi dhe qëlloi ndaj tyre.

Sipas tij, ai ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe ka shprehur pendesë për veprimin e kryer.

Policia ka bindjen se 70-vjeçari Marku ka pasur si qëllim të vrasë të dy komshinjtë.

Sherri u tha se kishte nisur kohë më parë për një kanal të ujërave të zeza. Madje, për konfliktin ishte në dijeni edhe policia por që askush nuk kishte hyrë ta shuante sherrin mes familjeve. Sipas të dhënave të policisë, personi që më pas rezultoi të ishte edhe autori i sulmit me armë ndaj fqinjëve të vet, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Ai është takuar pasditen e djeshme me dy fqinjët e tij dhe ka nisur debat i ashpër. Më pas ai ka ikur në shtëpinë e tij ka marrë një armë dhe ka shtirë mbi ta. Për pasojë njërin prej fqinjëve e kanë kapur katër plumba i cili ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një plumb ka kapur edhe fqinjin tjetër. Ai gjendet në Spitalin e Traumës, sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco