Greqi/ Zbulohet ADN-ja e një shqiptari tek automjeti i mbushur me armë

Greqi/ Zbulohet ADN-ja e një shqiptari tek automjeti i mbushur me armë

10:33, 29/11/2023
A+ Aa A-

Një automjet i braktisur në Palio Faliro të Athinës, brenda të cilit u gjetën armë dhe municion, ka alarmuar policinë greke.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të premten, kur brenda mjetit u gjet 1 armë zjarri tip kallashnikov, 1 granatë dore, karikatorë, një bidon benzinë dhe një kokore.

Sipas të njëjtave informacione, automjeti ishte me targa false dhe makina rezulton e denoncuar e vjedhur më 14 shtator, në Drejtorinë e Policisë Nea Ionia.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja lidhet me një shtetas shqiptar, 39 vjeç, të skeduar për grabitje. Ai rezulton i arrestuar në Patra në 2009 dhe në Athinë në 2019, por tashmë është i lirë. Objekt i sulmeve të tij kanë qenë pikat ELTA dhe bankomatet.

Kjo thuhet se ka dalë nga analizimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së nga Drejtoria e Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore.

Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e shqiptarit, nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco