Kosovë, zbulohen thasë me monedha metalike 2-euroshe të falsifikuara

Kosovë, zbulohen thasë me monedha metalike 2-euroshe të falsifikuara

10:28, 29/11/2023
A+ Aa A-

Pas një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për falsifikim të parave.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, tre prej arrestuarve janë shtetas të Kosovës dhe tre të tjerë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Të arrestuarit janë pjesë e një grupi që shpërndau dhe futi në treg para të falsifikuara, që dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën.

“Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër automjete, të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco