Bie nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën një person në Durrës

Bie nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën një person në Durrës

17:30, 23/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një person ka rënë nga kati i 9 i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Sipas njoftimit të policisë, pretendohet se 40 vjeçari me iniciale I. M. ka rënë aksidentalisht.

Durrës/ Informacion paraprak

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco