Tregtonin bizhuteri kontrabandë në argjendarinë e tyre, procedohen në gjendje të lirë 7 persona

Tregtonin bizhuteri kontrabandë në argjendarinë e tyre, procedohen në gjendje të lirë 7 persona

08:47, 23/11/2023
A+ Aa A-

Nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në Forces se Posaçme Shqiponja, Tiranë, nën drejtimin e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është bërë e mundur finalizimi i operacionit “SECONT HAND” .


Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

1. Gazmend Spahiu, i biri i Guri dhe i Sheqeres i datelidnes 01.05.1987, linduar dhe banues në Tiranë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi mesëm, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr.I70501096I, administrator i argjendarise “Spahiu”, me adrese rruga e “Dibres” Tiranëe.

2. Fabio Demerxhiu, i biri i Sefer dhe i Trendafile, i datelidnes 19.07.1996, linduar dhe banues ne Kruje, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi mesëm, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr.J60719011I, administrator i argjendarise “GOLD JEWELLERY WATCH”, me adrese rruga e “Myslym Shyri” Tiranë.

3. Marjeta Bengasi, e bija e Luftar dhe e Sanie e datelidnes 24.09.1979, linduar në Prrenjas dhe banuese në Tirane, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i larte, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr.H95924051J, administratore e argjendarise “Prestige” me adrese rruga “Myslym Shyri”, Tiranë.

4. Irena Bengasi e bija e Luftar dhe e Sanie e datelidnes 20.03.1986, linduar ne Prrenjas dhe banues ne Tirane, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi I larte, gjëndja gjyqësore e padënuar, emartuar, identifikuar me kartë identiteti me nr.I65320072O, administrator e argjendarise “Marilyn Monroe”, me adrese rruga e “Marylyn Shyri”, Tiranë.

5. Fatjon Spahiu, i biri i Flamurit dhe i Ardianes, i datelidnes 15.02.1994, linduar ne Permet dhe banues ne Tirane, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi te larte, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr.J40215064H administrator i argjendarise “Fredi” me adrese rruga e “Dibres” Tiranë.

6. Indrit Imeraliu, i biri i Agim dhe i Dylbere, lindur më 21.12.1990, lindur dhe banues në Tiranë, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile pamartuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr J01221085L Administrator i Argjendari INDRITI.me adrese rruga e “Dibres” Tiranë.

7. Festim Allushi, i biri i Maaliq dhe Naime, lindur më 09.07.1977, lindur dhe banues ne TIOrane, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare , arsimi mesëm, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr.H70709079R, administrator i argjendarise Nobel” me adrese rruga e “dibres” Tiranë.

Procedimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në subjektet e tyre Argjendri te administruara prej shtetasve te lartpermendur, janë gjendur bizhuteri si varese, byzyluke, unaza, etj, me mbishkrimin “Pandora”, te cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, dhe te dyshuara kontrabandë, nderkohe qe keto subjekte nuk kane te drejte te tregtojne bizhuteri te markes “Pandora” pasi eshte marke e mbrojtur.

Sende dhe prova materiale të sekuestruara gjatë operacionit:
Nje sasi e konsidersuhme bizhuterish te markes”Pandora” si varese, byzylyke, unaza etj

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të “Shkelja e të drejtes së pronësis industriale”,.“Tregëtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”dhe “Fshehje të ardhurave”, parashikuar nga neni 149/a, 174, 180, të Kodit Penal.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco