U përleshën me kosore dhe sëpata, arrestohen ‘vikingët’ nga Puka

U përleshën me kosore dhe sëpata, arrestohen ‘vikingët’ nga Puka

14:46, 21/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Pukës ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim K. M., 23 vjeç, banues në fshatin Gjegjan.    

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi ky shtetas dhe babai i tij, shtetasi K. M., janë konfliktuar për motive pronësie, me shtetasin F. Z. dhe nënën e tij, shtetasen B. Z., në fshatin Gjegjan

Njoftimi:

Pukë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për arrestimin e 2 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër, të përfshirë në konfliktin e ndodhur dje, në fshatin Gjegjan, informojmë se si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në inteligjencën informative, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim K. M., 23 vjeç, banues në fshatin Gjegjan.    

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi ky shtetas dhe babai i tij, shtetasi K. M., janë konfliktuar për motive pronësie, me shtetasin F. Z. dhe nënën e tij, shtetasen B. Z., në fshatin Gjegjan.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco