Aksioni kundër narkotikëve në Shkodër, asgjësohen 10.536 bimë kanabis

Aksioni kundër narkotikëve në Shkodër, asgjësohen 10.536 bimë kanabis

11:24, 29/05/2024
A+ Aa A-

Kontrolle intensive janë zhvilluar në të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës me qëllim  evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë për kontrollet e territorit u angazhuan 30 grupe kontrolli (gjithsej 170 punonjës policie) dhe 6 dronë të cilësisë të lartë.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 10 536 bimë dhe 728 fidanë cannabisi.

Konkretisht, në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike të mbjella në tokë.

Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë cannabisi të mbjella në tokë dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë (ende të pambjellur në tokë).

Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë cannabisi të mbjella në tokë.

Në këtë fazë të megaoperacionit “Territor i pastër” u përfshinë Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, Komisariati i Policisë Vau i Dejës dhe 2 njësi të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit për asgjësimin e bimëve narkotike, grupet hetimore, gjatë këqyrjes së vendngjarjeve, kanë gjetur prova materiale dhe gjurmë që do të çojnë në identifikimin e autorëve të kultivimit dhe financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco