Zbardhen emrat personave të arrestuar nga SPAK, 5 prej tyre nuk ndodhen në Shqipëri

Zbardhen emrat personave të arrestuar nga SPAK, 5 prej tyre nuk ndodhen në Shqipëri

10:03, 21/11/2023
A+ Aa A-

Zbardhen emrat e 11 personave që përfunduan në pranga ose janë në kërkim mbrëmjen e djeshme nga aksioni i SPAK.

Aplikacioni SKY ka zbërthyer një tjetër grup kriminal. SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë.

Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6,

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.

Midis të arrestuarve në kuadër të operacionit të gjerë të Prokurorisë së Posaçme, është edhe një zyrtare e Policisë së Shtetit.

Të arrestuar

-Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës

-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6

-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

-Besmir Mustafi

-Bujar Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës

 Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)

-Ervin Mete

-Besmir Murati

-Artan Sulejmani

-Albert Prenga

-Bajram Germizi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco