Tiranë/ Tentoi të mashtronte një biznesmen duke u paraqitur si zyrtar i lartë, vihet në pranga 42-vjeçari

Tiranë/ Tentoi të mashtronte një biznesmen duke u paraqitur si zyrtar i lartë, vihet në pranga 42-vjeçari

09:17, 19/11/2023
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Replay 2”.

 Arjan Ballcaj, ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco