VIDEO/ E kërcënoi me vdekje, avokatja dhe klienti përballen! Afrimi bëri lëmsh gjithçka…

21:51, 17/11/2023
A+ Aa A-

Geraldo Haxhia pati një moment që i ndryshoi krejtësisht jetën e tij. Ai i mori jetën në një aksident mobilistik policit Agron Saba më 20 mars 2023. Një javë më pare ju treguam se si kalvari i tij nisi menjëherë më pas kur familja e djalit nga Patosi kontaktoi me avokaten Edlira Veizaj. Kjo e fundit u kërkoi 7 mijë euro për të ndryshuar masën nga arrest në shtëpi me detyrim paraqitje.

‘Familja ime kontaktoi me avokaten dhe ajo u kërkoi 7 mijë euro për të paguar Prokurorin. Ne nuk kishim aq shumë para, por arritëm të gjenim 3.500 euro dhe i dhamë 350 mijë lekë për punën.

‘Kanë kaluar kaq shumë muaj dhe ende nuk ka bërë asgjë. Tani dua të di se pse i mori ata para. Pse nuk më kryen punën, pasi unë i kam marrë borxh ata para. Dua të ushqej fëmijët’, tha Geraldo.

Ai shkoi dhe më tej me akuzat e tij. ‘Avokatja më kërcënoi me jetë dhe se do më fuste në burg. Bashkëshorti i saj e pranon se ka paguar prokurorin, por ende nuk kam asnjë benefit, nuk kanë bërë asgjë për mua. Kam incizime’.

Pas akuzave të forta te Geraldos shkojmë drejt Vlorës për të folur me avokaten. E gjejmë në zyrë dhe e përballim me akuzat e Geraldos dhe incizimet.

‘Kërkoj ndjesë për fjalët e tepërta. Kam qenë shumë e ngarkuar. Nuk kam paguar prokurorin, as unë, e as bashkëshorti im. Nuk mbaj përgjegjësi për fjalët e tij. Jam gati të ballafaqohem me Geraldon’.

Shkojmë në Patos me avokaten dhe fillimisht njihemi me Afrimin. Ky i fundit pranon se i ka dhënë 3500 euro avokates. Pas takimit të pare shkojmë në shtëpinë e Geraldos dhe përballim të gjitha palët.

Afrimi nis menjëherë një debat të ashpër me familjarët e Geraldos. Shigjetat e akuzave drejtohen për xhaxhain e Geraldos. Ky i fundit nuk i pranon, ndërkohë që debati për para ndizet dhe ndërmjet avokates dhe klientit të saj.

Në fund, gazetari Eraldo Harlicaj, mundohet të gjejë marrëveshjen mes palëve. Duket se pas shumë tentative diçka e tillë është arritur dhe tashmë, palët janë ndarë në paqe. Pavarësisht kësaj, sigurisht që drejtësia do të bëjë punën e saj…

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco