Tmerruese në Tiranë/ Dhunohet e digjet me cigare një vajzë 2 vjeçe

Tmerruese në Tiranë/ Dhunohet e digjet me cigare një vajzë 2 vjeçe

17:03, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje tmerruese ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 2 vjeçe është dërguar në spital me shenja djegie cigaresh në trup.

Gazetarja e SYRI TV, Fjona Çela raporton se ‘mbrëmjen e së mërkurës më datë 15.11.2023 është paraqitur në Urgjencën e Pediatrisë një vajzë dy vjeçare me shenja të djegies në trup shkaktuar nga cigarja’.

‘Vajza është identifikuar me inicialet A. R., e datëlindjes 01.08.2021. Ka dyshime të forta që krahas djegies me cigare vajza të jetë dhunuar nga një familja i saj, rreth të 40-ave.

Pas paraqitjes në Urgjencën e Pediatrisë ajo është shtruar në pavion, ndërsa paraditen e sotme është dërguar në reanimacion në gjendje të rëndë, me prani edhe të mjekut ligjor.

Të dhënat janë siguruar nga burime konfidenciale për SYRI TV, dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga QSUT apo Ministria e Shëndetësisë’, bën të ditur gazetarja e SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco