FOTO/ Kush e njeh këtë person, të telefonojë Policinë e Fierit

FOTO/ Kush e njeh këtë person, të telefonojë Policinë e Fierit

16:40, 15/11/2023
A+ Aa A-

Një i moshuar rreth 80-vjeç është gjetur ditën e sotme në në lagjen ‘1 Maji’, Fier, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.   

Policia e Fierit njofton se kush e njeh të kontaktojë me ta.

Njoftim i Policisë së Fierit:  

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, ndodhet një shtetas që nuk mban mend emrin e tij dhe as adresën e banimit. Ky shtetas është gjetur i vetëm, në lagjen ‘1 Maji’, Fier, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

Shtetasi është rreth 80 vjeç, rreth 165 cm dhe mban të veshura, një xhiboks blu dhe pantallona ngjyrë kafe.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi, mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier ose të telefonojnë në numrat 112 / 0694110223

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco