Pas kokës, gjendet edhe një trup i dekompozuar në Xarrë të Sarandës

Pas kokës, gjendet edhe një trup i dekompozuar në Xarrë të Sarandës

12:11, 15/11/2023
A+ Aa A-

Gjendet edhe një trup i dekompozuar në vendin ku u gjet koka e një personi në Xarrë të Sarandës.

Ekspertët dhe mjeku ligjor po kryejnë veprimet e para.

Mbetjet kockore të gjetura në fshatin Xarrë në Konispol, dyshohet se i përkasin Leonard Theodhorit ose Fatmir Sulovarit, të cilët rezultojnë të zhdukur prej muajit prill të këtij viti.

Koka e dekompozuar u gjet mbrëmjen e së martës (14 nëntor).

Eshtrat janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Pas publikimit të këtij lajmi, në Sarandë kanë mbërritur edhe familjarë të Fatmir Sulovarit, i cili rezulton i zhdukur së bashku me Leonard Theodhorin nga Çuka, që prej datës 6 prill 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco