Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Braktisi foshnjen e sapolindur/ Nëna: Klodi më la, nuk donte ta dinte për mua

Braktisi foshnjen e sapolindur/ Nëna: Klodi më la, nuk donte ta dinte për mua

09:49, 13/11/2023
A+ Aa A-

Gruaja që braktisi foshnjën në garazhin e një pallati në Yzberisht, ka mësuar në sallën e gjyqit gjatë seancës së djeshme (12 nëntor) që foshnja e saj, të cilën e lindi në bodrumin e një pallati mëngjesin e 8 nëntorit kishte ndërruar jetë.

Duke marrë parasysh edhe gjendjen e saj shëndetësore, pasi ka dyshime që gruaja ka kaluar krizë pas lindjes, gjykata vendosi lirimin e saj nga paraburgimi për të hetuar në “arrest shtëpie”, edhe pse prokuroria kërkoi arrest me burg.

30-vjeçarja po hetohet për veprën penale të “braktisjes së fëmijës me pasojë vdekjen”. Ajo tha në gjykatë se shtatzënia e saj ishte fryt i një lidhje me një person me emrin Klodi, i cili e braktisi dhe nuk donte ta dinte për gjendjen e saj.

“Fëmijën nuk e mbaja dot se jam beqare dhe nuk i tregoja dot familjes”, tha ajo. Ishte ora 6 e mëngjesit kur e kapën dhimbjet dhe shkoi e vetme në bodrumin ku u gjend foshnja, të cilin pasi e lindi, e la dhe u largua.

Sipas referimit të prokurorisë, fëmija u gjet 3 orë më vonë nga banorët e pallatit, në lagjen ku ajo jetonte bashkë me nënën dhe vëllain. Prokuroria ka marrë në pyetje edhe ish-të dashurin e saj me emrin Klodi, por ai nuk pranoi të ishte babai i fëmijës.

Nëna e saj kur u pyet tha se nuk e kuptoi shtatzëninë e vajzës, pasi kohët e fundit ajo vishte rroba të gjëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco