Vrasja në Ekuador/ Spitali s'i hapi derën, Rizaj vdiq në një klinikë private

Vrasja në Ekuador/ Spitali s'i hapi derën, Rizaj vdiq në një klinikë private

10:21, 11/11/2023
A+ Aa A-

Mediat ekuadoriane kanë publikuar foton e shqiptarit Arjanit Rizaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 9 nëntorit në Guajakil të Ekuadorit.

53-vjeçari u ekzekutua para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij, ndërsa vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Viktima nuk është pranuar të shtrohet në urgjencën e spitalit, prandaj është dërguar në një klinikë private që ndodhej disa metra më tutje.

40 minuta më vonë, 53-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit ka deklaruar për hetuesit se e pa të gjithë skenën e vrasjes. Për qëndrimin e Rizajt në Ekuador, gruaja e tij ka treguar vetëm se viktima nuk punonte pasi nuk kishte ende dokumente të vlefshme dhe se familja i dërgonte para për të jetuar, megjithatë viktima kishte dhe një kartë identiteti ekuadoriane. 

Sipas bashkëshortes 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria.

Mediat ekuadoriane, duke iu referuar dëshmitarëve shkruajnë se kanë qenë dy persona me motor të bardhë që qëlluan drejt makinës. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë si kalimtarë të rastit janë munduar t’i japin ndihmë, por dera e spitalit është mbyllur.

“Po i rrjedh gjak. Po vdes! Kujdesu për të! Thirrni policinë!” – dëgjohen të bërtasin disa persona.

Mediat ekuadoriane bëjnë të ditur se shqiptari ka marrë 9 plumba nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco