Zgjidhet gjyqtarja që do të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Zgjidhet gjyqtarja që do të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë për kryebashkiakun e Rrogozhinës

13:47, 09/11/2023
A+ Aa A-

Zgjidhet gjyqtari që do të vendos mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për nisjen e gjykimit ndaj Edison Memollës dhe tre personave të tjerë.

Flora Hajredinaj është përcaktuar me short gjyqtarja që do të vendos lidhur me kërkesën e SPAK që e akuzon kryebashkiakun e Rrogozhinës për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Seanca do të zhvillohet më datë 15 nëntor në orën 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Disa ditë më parë Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco