Tiranë/ Braktisi foshnjen që ndërroi jetë, arrestohet nëna 30-vjeçare

Tiranë/ Braktisi foshnjen që ndërroi jetë, arrestohet nëna 30-vjeçare

12:41, 09/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar 30-vjeçaren Eglantina Isufi, e cila braktisi foshnjen e saj pas lindjes. Foshnja ndërroi jetë më pas në spital.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë u zbulua një ditë më parë në zonën e Yzberishtit, në kryeqytet, atëherë kur një banor i zonës dëgjoi të qarat e bebes së porsalindur. 

Disa orë pas ngjarjes, autoritetet policore arritën të binin në gjurmët gruas që e solli djalin në jetë. 30-vjeçarja fillimisht e mohoi mëmësinë, por policia nuk u mjaftua vetëm më marrjen e saj në pyetje. Në komisariat u shoqërua edhe nëna e saj, që po ashtu fillimisht mohoi të kishte dijeni për ngjarjen. Megjithatë, verifikimi i telefonave celularë të nënë e bijë vërtetoi dyshimet e efektivëve.

Eglantina Isufi rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Para hetuesve ajo mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni publik.

Sa i takon babait të bebes ajo nuk ka dhënë ende asnjë detaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco