Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Erion Veliaj kërkon 50 milionë euro?

Marrëveshja Rama - Meloni/ A do jenë këto pamjet që do shohim në Shëngjin në pranverë?

13:58, 08/11/2023
A+ Aa A-

Marrëveshja në errësirë e Ramës për të kthyer Shëngjinin në një zonë ekstratërritoriale për refugjatët e vendeve të treta që synojnë Italinë, përveç shkeljeve të Kushtetutës së vendit dhe konventave ndërkombëtare, mund të rezultojë katastrofike edhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Syri.net sjell më poshtë pamjet rrënqethëse të një kampi pritje emigrantësh në Lampedusa transmetuar nga media italiane  “la7 intrattenimento” vetëm një muaj më parë.

Siç duket edhe nga pamjet policia italiane dhe Kryqi i Kuq Italian e kanë të pamundur menaxhimin e situatës në shpërndarjen e ushqimeve.

Korrespondentja, Elena Testi, e cila ka siguruar pamjet nga Lampedusa flet për tensionin dhe dëshpërimin brenda kampit të pritjes së refugjatëve.

“Puna e Kryqit të Kuq Italian po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, thotë Elena Testi.

Ka furnizime me ushqim dhe ujë "por duke qenë se numri i njerëzve brenda kampit eshte i lartë, shpërndarja bëhet shumë e vështirë. Pasi shpërthejnë betejat e brendshme mes refugjatëve për të marrë ushqimin”.

Ekipet e shpëtimit dhe forcat e rendit janë të lodhur, raporton Testi.

Pamje të tilla do t’i shohim shumë shpejt në Shqipëri. Në Shëngjin. Është po kjo polici që nuk i menaxhon dot në një vend me kapacitete si Italia, të tilla situata, mendojeni çfarë mund të ndodhë në Shqipëri, ku vigjilenca e policisë italiane dhe kapaciteti nuk do të jetë i njëjtë me atë në Itali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco