Vodhën pronarin e një dyqani nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy adoleshentë në Vlorë

Vodhën pronarin e një dyqani nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy adoleshentë në Vlorë

10:26, 08/11/2023
A+ Aa A-

Dy adoleshentë në Vlorë janë  vënë në pranga pasi i vodhën një sasi parash, nën kërcënimin e thikës, pronarit të një tabakinoje.

Të rinjtë u arrestuan pas kallëzimit të bërë nga një 19-vjeçari që u sulmua në lagjen “Pavarësia”.

Të arrestuarit janë I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.  Ndërkohë, në kërkim është shpallur një 15-vjeçar që kishte pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e kishte kallëzuar.

Adoleshentët e vënë në pranga dhe 15-vjeçari i shpallur në kërkim janë me precedent penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco