Një vion misterioz kryen manovra të dyshimta mbi hapësirën ajrore shqiptare, NATO ngre me urgjencë një helikopter

Një vion misterioz kryen manovra të dyshimta mbi hapësirën ajrore shqiptare, NATO ngre me urgjencë një helikopter

20:35, 06/11/2023
A+ Aa A-

Një avion i nisur nga aeroporti i Chanias në Kretë të Greqisë dhe me destinacion misterioz dyshohet se ngriti në alarm aleancën e NATO-s, pas disa manovrave të dyshimta që kreu mbi hapësirën ajrore shqiptare.

Të dhënat e Flighradar, siç tregohet në video nuk japin më shumë detaje në lidhje me këtë fluturim. Ajo që dihet është se një helikopter ushtarak i NATO-s është ngritur në fluturim në drejtim të trajektores së avionit.


Voxnews.al u interesua pranë autoriteteve përkatëse shqiptare në lidhje me këtë fluturim. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, autoritetet janë treguar hermetike duke mos dhënë asnjë informacion mbi avionin.

Heshtja e autoriteteve shqiptare në lidhje me këtë fluturim shton dozat e misterit për këtë rast. Avioni është zhdukur nga të dhënat e FlightRadar pak pasi në trajektoren e tij u ngrit në fluturim helikopteri i NATO-s.

Shqetësimit të ngritur prej Voxnews.al në lidhje me qëllimin e avionit misterioz, që dyshohet se ka bërë disa fluturime rrethore edhe mbi hapësirën ajrore shqiptare, autoritetet nuk i janë përgjigjur.

Ajo që dihet është se hapësira ajrore e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s mbikëqyret nga avionët ushtarakë grekë, nëse ngrihet alarmi i lëvizjeve të dyshimta. Në këtë rast, në vend të avionëve luftarakë NATO ka ngritur një helikopter të ushtrisë amerikane.

Sipas të dhënave të Flightradar, avioni misterioz ka bërë disa rrotullime pranë brigjeve shqiptare në zonën mes grykëderdhjes së Vjosës dhe Durrësit. Në momentin kur në trajektoren e tij ka mbërritur helikopteri ushtarak amerikan, avioni ka qenë duke fluturuar në 11 mijë metra lartësi.

Fill pas kësaj ai ka ulur lartësinë në 8 mijë metra, duke sugjeruar se ka pasur një komunikim me helikopterin ushtarak amerikan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco