Pas denoncimeve nga ‘Piranjat’, nis puna për rehabilitimin e spitalit Psikiatrik të Vlorës

Pas denoncimeve nga ‘Piranjat’, nis puna për rehabilitimin e spitalit Psikiatrik të Vlorës

20:16, 06/11/2023
A+ Aa A-

Spitali Psikiatrik i Vlorës ka nisur rehabilitimin, pas denoncimeve të mediave dhe emisionit Piranja, për gjendjen e keqë të spitalit. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vizitoi vazhdimin e punimeve, theksoi se një hap i tillë do të merret edhe me spitalin e Elbasanit.

Kujtojmë se qeveria ka shkarkuar dhe drejtoreshën e spitalit Psikiatrik të Vlorës.

“Është një godinë e cila po rehabilitohet plotësisht. Ambientet të cilat janë në rikonstruksion të plotë. Bëhet fjalë për të sëmurë kronikë të këtij spitali. Dy pavione të cilat po rehabilitohen nga e para me buxhetin e shtetit. Jo vetëm kjo strukturë, por edhe Spitali Psikiatrik i Elbasanit gjithashtu do të fillojë rikonstruksionin e plotë,” tha Koçiu.

Videoja e publikuar nga Piranjat:

Heshtja e Manastirliu:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco