U kap me kallashnikov në makinë në Lezhë pas masakrës së Fushë-Krujës, dënohet me burg Nikoll Sherrniku

U kap me kallashnikov në makinë në Lezhë pas masakrës së Fushë-Krujës, dënohet me burg Nikoll Sherrniku

19:50, 06/11/2023
A+ Aa A-

Nikoll Sherrniku, i cili u kap një vitë më parë në Lezhë me armë është dënuar me 5 vite heqje lirie. Sherrniku dyshohet se do të kryente atentat në Shëngjin. Bashkë me të u kap në makinë edhe Flutura Berisha, e cila është dënuar po me 5 vite heqje lirie. Sherrniku u kap duke udhëtuar me makinë të blinduar tip Toyota, ndërkohë që arma kallashnikov dhe dy radio marrëse policie jaë sekuestruar.

Kush është Nikoll Sherrniku?

 Nikoll Sherrniku u arrestua nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se është personi që ka siguruar mjetet për të kryer të ashtuquajturën masakra e Don Boskos, ngjarje në të cilën ndërroi jetë bankierja, Mimoza Paja. Por kjo nuk është hera e parë që Sherrniku bëhet lajm për kronikën e zezë. Në vitin 2022, ai u ndalua bashkë me Flutura Berishën, ndërsa në mjet kishin një armë zjarri "tip" kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole. Bashkë me ta ishte dhe një i mitur, 15 vjeç, e të gjithë bashkë në momentin e ndalimit po vëzhgonin një ndërtesë në Kune të Shëngjinit. Me shumë gjasa për të kryer një vrasje.  Por në momentin që ka parë Policinë e Shtetit, Flutura Berisha ka dalë nga mjeti i blinduar me xhama të zinj, i llojit ‘Toyota’. Ajo ka marrë kallashnikovin dhe çantën ku mbante dy radio-marrëse si ato të Policisë së Shtetit. Berisha ka tentuar që t’i fshehë municionet, por është kapur në kohë nga efektivët. Kallshnikovi e radiot janë gjetur e sekuestruar gjithashtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco