Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i futbollistëve të Tiranës pas takimit

Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i futbollistëve të Tiranës pas takimit

20:56, 05/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës në qytetin e Korçës. Teksa bardheblutë po bëheshin fati të largoheshin nga stadiumi, tifozë të skuadrës vendase kanë vandalizuar autobusin e ekipit kryeqytetas.

 

Siç shihet në fotot e siguruara nga “Panorama Sport”, tifozët vendas kanë goditur me gurë automjetin, duke thyer një nga xhamat anësorë të tij.

Për fat, asnjë nga futbollistët bardheblu nuk ka qenë aty i pranishëm në ato momente dhe nuk ka pasur të lënduar nga ky incident i shëmtuar në përfundim të një ndeshje shumë të ndezur e të luftuar mes dy skuadrave në fushën e lojës. PanoramaSport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco