Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Stuhia 'Ciaran' ende në territorin e Shqipërisë, mijëra qytetarë pa energji elektrike

17:59, 05/11/2023
A+ Aa A-

Stuhia “Ciaran” vijon të mbajë të mbërthyer vendin tonë me rebeshe dhe erë të frotë në disa qarqe të vendit. Zonat më të prekura në fundjave kanë qenë kryesisht veiru dhe verilindja, ku nuk kanë munguar as reshjet e borës. Në qytetin e Korçës ka pasur probleme të shumta me funizimin me energji, ndërsa në Kukës disa fshatra janë bllokuar për shkak të rrëshkitjes së gurëve në akset rrugore. Lagja Rrapisht, ku jeton kryesisht komuniteti Rom në Elbasan, po përballet me ujërat e zeza, të cilat kanë vërshuar në banesa pas rrebesheve të shiut.

SYRI TV

Stuhia “Ciaran” , që ka prekur prej ditësh vendin tonë, ka lënë pasoja në disa rajone të Shqipërisë. Në Korçë, qindra abonentë janë pa energji elektrike, për shkak të dëmimeve në rrjet. Sipas njoftimit zyrtar të Emergjencave Civile në Korçë, janë pa energji fshatrat Kurtes dhe Lenckë në njësinë administrative Mollas. Në Ersekë, nuk ka enegji në zonat e Barmashit, Radimisht, Shijan, Kaduc dhe Ndermare. Pa energji janë fshatat Lekas, Shtyllë dhe Gjergjovicë. Në total llogariten mbi 400 abonentë pa energji elektrike në të gjithë rajonin e Korçës.

Në qarkun e Kukësit, mungesë energji kanë disa fshatra të Njësisë Administrative Malzi dhe Arrën në bashkinë Kukës. Si dhe Njësia Administrative Tropojë e Vjetër në bashkinë Tropojë. Në qarkun e Kukësit raportohet se ka probleme me rrëshkitje gurësh në disa akse rrugore, ndërsa raportohet se po punohet për hapjen e rrugëve. Gjat ditës së dielë, sips Institutit të Gjeoshkencës pritet të ketë erë të fortë në shumë rajone të vendit dhe reshje në disa në qarqe, ku pritet të ketë rrebeshe në formë shtrëngtash.

Reshjet e dendura te shiut diten e djeshme ne qytetin e Elbasanit, kane sjelle permbytje te medha ne shtepit e Lagjes 5 Maj Rrapisht. Kanalizimet e ujrave te zeza jane bllokuar e si pasoje ujrat e zeza kane permbytur me dhjetra banesa. Keto jane disa pamje gjate momentit te permbytjes te filmuar nga vete banoret.

Reshjet e dendura te shiut diten e djeshme kane sjellur dhe deme te tjera ne Bashkin e Elbasanit ku shum fshatra ne Labinot Mal kane qene te pa kalueshme duke bllokuar banoret dhe duke i lene ne erresire te plote.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco