FOTO/ Makina me shpejtësi përplas dy të rinj tek kryeministria

FOTO/ Makina me shpejtësi përplas dy të rinj tek kryeministria

15:07, 05/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i pazakontë është regjistruar sot afër Kryeministrisë.

Mësohet se një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh.

Këta të fundit kanë mbetur të plagosur.

Siç shihet nga pamjet, në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia.

Mësohet se ‘Benz’-i ka qenë me shpejtësi të lartë duke ardhur nga liceu te kryqëzimi i RTSH dhe ka përfunduar ne trotuar, duke përplasur çiftin.

Ndërkohë, vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga të dhënat e para, në automjet ishin dy djem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco