EMRI/ E dënuar me 7 vite për prostitucion, ndalohet në kufi gruaja e kërkuar

EMRI/ E dënuar me 7 vite për prostitucion, ndalohet në kufi gruaja e kërkuar

09:15, 05/11/2023
A+ Aa A-

Një grua 55-vjeçe është ndaluar në Kapshticë, pasi ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

Fëllëzë Saliaj, banuese në Patos,e dënuar me 7 vite burg nga gjykata e Apelit në Fier, u arrestua teksa po hynte në Shqipëri.

‘Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale ‘Shfrytëzimi për prostitucion’, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.’- njofton policia.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco