Përmbyset në rrugë automjeti që po transportonte gaz të lëngshëm/ Bllokohet qarkullimi

Përmbyset në rrugë automjeti që po transportonte gaz të lëngshëm/ Bllokohet qarkullimi

19:20, 04/11/2023
A+ Aa A-

Një mjet që transporton gaz të lëngshëm është kthyer përmbys në segmentin rrugor Qukës-Prrenjas të aksit nacional Elbasan-Qafë Thanë.

Si pasojë qarkullimi në këtë segment është bllokuar. Forcat e MZSH-së ndodhen në vendngjarje për të zgjidhur situatën.

“Ne segmentin Qukes Prrenjas te aksit nacional Elbasan-Q.Thane eshte bllokuar qarkullimi si rrjedhoje e permbysjes se nje mjeti qe transporton gaz te lengshem. Forcat e MZSH jane ne vendngjarje” , njofton MZSH-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco