Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Pronari i 'Shell Kosova', dyshohet se është vetëvrarë në rezidencen familjare në Malishevë

Pronari i 'Shell Kosova', dyshohet se është vetëvrarë në rezidencen familjare në Malishevë

16:31, 02/11/2023
A+ Aa A-

Lulzim Kryeziu, i cili njihet si pronari i 'Shell Kosova' dyshohet se është vetëvrarë në rezidencën e tij në Mlequan në Malishevë, shkruan Syri.net Kosova.

Kryeziu, pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në një objekt biznesi familjar.

Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi policor tha se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Por sipas burimeve që ka siguruar Syri.net Kosova, thuhet se afaristi i njohur aktin e vetëvrasjes e ka bërë në orën e hershme të mëngjesit, rreth orës 5:00, duke lënë edhe një letër të shkruar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco