Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO+EMRI/ Vrasja e bujshme në Fier, arrestohet në Fushë Krujë i kërkuari

VIDEO+EMRI/ Vrasja e bujshme në Fier, arrestohet në Fushë Krujë i kërkuari

16:47, 02/11/2023
A+ Aa A-

Arrestohet në Fushë Krujë një person i kërkuar për një vrasje të ndodhur në Fier në 1 shkurt 2021.

Burime nga policia kanë bërë tyë ditur se, është arrestuar Ermir Tufa, i cili akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Elmir ose Ermir Tufa nga fshati Buran i Krujës, i cili sipas hetimeve të prokurorisë së Fierit, është njëri nga autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit, rezulton të jetë dhe autor i grabitjes me armë të 19 mijë eurove, ngjarje kjo e ndodhur në 25 shtator 2018 në lagjen ‘Pavarësia 2’ në Vlorë.

Shkëlzen Kastrati i ekzekutua në 1 shkurt nga një vrasës profesionist në Fier teksa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme sipas policisë.

Kastrati nuk rezultonte të ishte me precedentë penalë, ndryshe nga vëllai i tij, të cilit i kanë bërë një atentat disa vite më parë.

Që prej datës 27 nëntor 2019 Elmir ose Ermir Tufa, ka qenë në kërkim, për ngjarjen e grabitjes me armë së qytetarëve në furgonin që sapo kishte mbërritur nga Bari në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISE SE TIRANES:

Falë inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Lokalizimi’.    

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco