Përplasi me makinë 2-vjeçarin, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Përplasi me makinë 2-vjeçarin, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

14:18, 02/11/2023
A+ Aa A-

2 persona në Tiranë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Një 18 vjeçar u arrestua pasi dje ka përplasur me makinë një të mitur 2 vjeçar. Ndërsa një 32 vjeçar u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- R. T., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në rrugën “Belul Hatibi", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 2 vjeç. Si pasojë 2-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

- J. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
-
Më datë 01.11.2023, rreth orës 20:40, në Rrugën e Kavajës, janë konfliktuar disa shtetas dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. S., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco