GJKKO nuk i pranon dorëheqjen avokatit të Haxhiut, Detar Hysi gjobitet për mosparaqitje në seancë

GJKKO nuk i pranon dorëheqjen avokatit të Haxhiut, Detar Hysi gjobitet për mosparaqitje në seancë

13:06, 02/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e posacme nuk i ka pranuar dorëheqjen e Detar Hysit si avokat i Laert Haxhiut.Në seancën e kësaj të enjtë trupa gjykuese kishte thirrur si avokate kryesisht Pranvera Docin.

Kjo e fundit i tregoj gjykatës së nuk mund të jëtë pjesë e mbrojtjes së Haxhiut përshkak të konfliktit të interesit pasi ajo me heret ka mbrojtur kryesisht Orgest Bilbilin.

Po ashtu ajo i tha gjykatës së përshkak të fashikujve nuk ka pasur kohën e duhur për të lexuar dosjen.

Prokurorja Doloreza Musabelliu tha se konflikti i interesit tek rasti j Orgest Bilbit nuk qëndron.

Gjykata pasi u tërhoq në dhomë këshillimi vendosi që të revokojë avokatën Pranvera Docin si avokatë kryesosht.

Po ashtu gjykata i vendosi gjobë avokatit Detar Hysi për mos paraqitje e ndërsa caktoi avokat kryesisht Artan Simonin dhe Edvis Gorishtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco