I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

12:14, 02/11/2023
A+ Aa A-

Një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për mashtrim kompjuterik të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal është arrestuar në Tiranë. U ndalua shtetasi në kërkim M.D 30 vjeç banues në Tiranë. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar "Team".

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për mashtrim kompjuterik të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Team".

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim M. D., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco