Operacioni Pangea XVI, i cili u zhvillua nga 3-10 tetor, ka çuar në 72 arrestime në mbarë botën, sekuestrimin e barnave farmaceutike potencialisht të rrezikshëm me vlerë më shumë se 7 milionë dollarë, 325 hetime të reja dhe mbylljen e më shumë se 1300 faqeve të internetit kriminale.
Medikamentet kundër impotencës seksuale erektil vazhdon të jetë ilaçi më i kapur në nivel global, duke përbërë 22 për qind të konfiskimeve gjatë operacionit. Agjentët psikoterapeutikë si antidepresantët, ilaçet kundër ankthit dhe stimuluesit ishin në vendin e dytë me 19 për qind, të ndjekur nga hormonet seksuale dhe ilaçet gastrointestinale me 12 për qind respektivisht.
“Operacioni nënvizon nevojën e vazhdueshme për një përgjigje të koordinuar dhe globale kundër kërcënimit të paraqitur nga ilaçet e paligjshme dhe grupet e krimit të organizuar transnacional”, nënvizoi sekretari i Përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock.
© SYRI.net