VIDEO/ Aksident në Rrugën e Kombit, disa të plagosur

14:16, 29/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin nacional Rrëshen-Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit.

Dy automjete janë përplasur midis tyre, ndërsa njëra është përmbysur në mes të rrugës. Për pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco