VIDEO+EMRAT/ Muaj të tërë hetimi për 253 fara kanabisi dhe 236 gramë kokainë

09:19, 29/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastër ka harxhuar muaj të tërë hetimesh, vetëm për të zbuluar 253 fara kanabisi dhe 236 gram kokainë.

Dy persona janë vënë në pranga gjatë ditës së djeshme gjatë operacionit ‘Ndërmjetësi’, që sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu, ka vazhduar për muaj të tërë hetimesh me metoda speciale proaktive.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Ndërmjetësi’, u arrestuan Elis Ballaxhia dhe Daniel Hazizaj.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”.

Sekuestrohen 236 gramë kokainë, 253 fara canabis sativa, 2 peshore elektronike dhe 3 celularë.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 2 shtetas që mbanin në banesat e tyre, lëndën dhe farat narkotike, me qëllim shitjen.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, për disa muaj, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:    

- E. B., 35 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.  

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco